Trukimet/ UEFA heton Tiranën |
nga AlbaniaSoccer E martë, 07 Gusht 2012 15:27 |  |  |  | |
Pak ditë pas thirrjes dhe kërkesës që bëri federata norvegjeze për dyshime rreth ndeshjes Alesund-Tirana, e vlefshme për raundin e dytë të kupës Europa League ka reaguar organi më i lartë i futollit europian, UEFA, e cila ka bërë të ditur se kjo ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 5-0 është veçuar edhe nga sistemi tyre për monitorimin e basteve të dyshimta.
Qeveria europiane e futbollit ka angazhuar një nga inspektorët e saj të disiplinës, per tu marre me investigime te metejshme.
Ndërkohë Federata Norvegjeze e Futbollit ka bërë të ditur se kompania e tyre vendase e lotarive e bllokoi këtë ndeshje kur rezultati shkoi 2-0.
Sipas zyrtarëve të kompasisë së Lotarisë Kombëtare norvegjeze, janë vënë re baste të dyshimta nga vende të ndryshme aziatike, duke përfshirë këtu edhe bastin per rezultat te sakte 5-0. Kjo ndeshje përfundoi në total për të dyja takimet me rezultatin 6-1, për skuadrën Norvegjeze të Alesundit.
 |