Europa League/ Aalesund-Tirana 5-0 | ||||
|
Tirana ishte ekipi i vetem shqiptar qe kishte ngelur ende ne gare ne kupat e Europes dhe te gjithe syte ishin drejtuar nga ata, por ne perballjen e sotme me Aalesund te Norvegjis ata kane zhgenjyer shume. Bardheblutë kanë pësuar një humbje të thellë nga Alesund 5-0. Tirana ndonëse para një jave barazoi 1-1 dhe dominoi ndaj nordikëve, në Norvegji bardheblutë janë shpërfytyruar, kryesisht në pjesën e dytë, kështu që do të kthehen në Tirane me një “shuplake” të ftoftë në fytyrë. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndonëse Alesund pati rastet më të pastërta. Kur mendohej qe 45-minutat e para do te mbylleshin ne barazim 0-0 Barrantes ne minuten e pare shtese ka shenuar golin e pare per vendasit. Pjesa e dyte ka qene nje loje e pakuptimte e bardhebluve. Kane pesuar dhe kater gola te tjere ne 45-minutat e dyta. Sapo fillon pjesa e dytë Tirana pëson golin e dytë nga Tollas në minutën e 48-të, më pas vjen radha e James Leka për të shënuar dy herë dhe në minutën e 83-të Stjuart vulos fitoren e Alesundit dhe turpin e Tiranës. Luksemburgu qe eshte shume here me poshte se ne, ne renditjen e FIFA-s, do te kete ekipet e saj ne turin e trete kurse Shqiperia nuk ka asnje ekip qe ta perfaqesoj. Ekipet shqiptare megjithese flasin per shpenzime marramendese, vazhdojn te mbeten super amator ne arenen nderkombetare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3034 |