Ёshtё mbyllur para pak minutash, ndeshja e tretё miqёsore gjatё kёsaj faze pёrgatitore dimёrore, qё Dinamo po kryen nё Antalia tё Turqisё.
Blutё, ndeshja sotme miqёsore, e zhvilluan me skuadrёn Göztepe, ekip i themeluar nё vitin 1925, e qё aktivizohet nё Superligёn e Turqisё, duke u pozicionuar nё vendin e 2-tё, por qё ka hyrё nё historinё e futbollit turk, si skuadra e parё qё ka mbёrritur nё gjysёm-finalet e kupave tё Europёs, nё vitin 1968.
Skuadra edhe nё kёtё takim, tregoi potencialin e vet mё tё mirё, duke arritur tё fitojё ndeshjen me rezultatin 1-0. Autori i golit qё vendosi rezultatin, ishte bomberi lushnjar Fatjon Sefa, i cili nё pjesёn e dytё, e gjeti sёrish rrugёn e rrjetёs nё tokёn turke, pas atij tё shёnuar ndaj Diyarbakirsporit.
Gjithashtu, nё pjesёn e takimit Dinamo ka pasur njё rast tё artё pёr tё dyfishuar shifrat e fitores, por ka qenё Bekim Kuli, ai qё nuk ka mundur dot tё shёnojё nga pika e penalltisё, duke bёrё qё Dinamo tё fitojё minimalisht.
Kjo fitore, ishte e dyta pёr kryesuesit Kategorisё Superiore tё Shqipёrisё, pas asaj me Dardanelsporin, dhe rezultati i tretё pozitiv rradhazi pёr Dinamon, qё nё miqёsoret e zhvilluara me skuadrat turke, nuk njohu humbje.
(Informacioni eshte zyrtar i derguar nga perfaqesuesit e KS Dinamo)
|