Gjyqtaret kalojne me sukses testin | ||||
|
E veçanta e këtij seminari ishte pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të FIFA-s dhe UEFA-s. Njëri prej tyrë është një figurë e njohur, ish-gjyqtar i FIFA-s, zoti Kyrios Vasaras, i ngarkuar për mbikëqyrjen e federatave të futbollit në Ballkan, ndërsa tjetri përgjegjësi i Konventës së Arbitrave pranë FSHF-së, Charls Schaack. Në ditën e parë, seminari kishte karakter teorik, ndërsa në të dytën të gjithë gjyqtarët, kryesorë dhe asistentë, iu nënshtruan testeve fizike, rezultatet e të cilave u kontrolluan nga dy përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s. Sektori i garave pranë FSHF-së i ka kushtuar vëmendje të veçantë rritjes profesionale të gjyqtarëve, duke organizuar në mënyrë periodike me ta seminare, me pjesëmarrjen edhe të specalistëve të huaj. Sezonin e fundit i është dhënë përparësi përgatitjes së gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë gjykuar rregullisht edhe në kategorinë superiore. Vetëm pak javë më parë në FSHF u organizua një test teorik me gjyqtarët e perspektivës.Dy zyrtaret e UEFA-s dhe FIFA-s u shprehen te kenaqur me organizimin dhe rezultatet gjate testimeve.Ato u shprehen se Federata Shqiptare e Futbollit ka bere nje pune mjaft te mire me arbitrat e rinj duke organizuar here pas here seminare dhe testime .
Media FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3677 |