Ervis Kraja le pas dëmtimit, rikthim ne Ulqin! | ||||
|
Ne miqesoren e luajtur midis Vllaznise dhe te rinjve te kesaj skuadre ne Ulqin, atje ku dhe skuadra kuqeblu eshte akomoduar per te kryer fazen pergatitore dimerore, eshte demtuar mbrojtesi i ofruar ne kete merkato dimerore Ervis Kraja. Portieri malazez i cili ka mberritur ne prove prane skuadres se drejtuar nga trajneri Edi Martini, ne kete miqesore u aktivizua me te rinjte ka demtuar padashje shtatlartin Kraja. Mbrojtesi ka dalur perpara ne momentin qe skuadra e tij kishte ne favor ekzekutimin e nje goditje kendi dhe ketu ka ndodhur dhe demtimi. Topi qe vjen nga kendi gjuhet me koke nga Ervis Kraja dhe portieri malazez ne vend qe te shenjestroje topin ka shenjestruar fytyren e mbrojtesit. Ai eshte demtuar rende ne hunde dhe eshte derguar direkt ne spitalin e Shkodres ku dhe eshte mjekuar. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ai ka pohuar se : “Neser do te heqe fitilat qe kam ne hunde dhe do te udhetoje serish per ne Ulqin per te vazhduar fazen pergatitore se bashku me pjesen tjeter te skuadres. Ishte nje demtim momental, por qe ndodhi pa dashje. Eshte kaluar dhe une ndihem me mire”, perfundoi Kraja prononcimin e tij.
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3404 |