Tifo grupi i skuadres te Vllaznise, Vllaznit Ultras, kane zhvilluar nje proteste para Bashkise Shkoder per gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhet Vllaznia. Ne kete proteste kane marre pjese me qindra tifoze shkodrane ku kane kerkuar largimin e dyshes Kalamishi-Grima, si edhe ndryshimin e situates tek Vllaznia. Protesta ka filluar ne oren 18:00 ne sheshin para Bashkise Shkoder, dhe ka zgjatur per rreth 1 ore. Tifozet e shumte kane dale me pankarta e parulla kunder drejtimit te Vllaznise dhe ne vecanti kunder dyshes Kalamishi - Grima, te cilet ne keto vite ne krye te ekipit shkodran nuk kane qene te zote te menaxhojne dhe te drejtojne sic duhet Vllaznine. Tifozet i kane bere thirrje kryetares te Bashkise Shkoder, njekohesisht edhe presidentja e klubit Vllaznia, qe te nderhyje sa me pare per zgjidhjen e situates tek Vllaznia, fillimisht, duke larguar administratorin Kalamishi si edhe drejtorin sportiv Grima e me pas ne kalimin e klubit Vllaznia ne duart e biznesit
|