Skuadra kampione e Skenderbeut e ka zgjidhur perfundimisht problemin e vizave. Skuadra Korcare do te udhetoje fillimisht drejt Parisit dhe pritet qe diten e hene paradite te pajiset me viza qe i lejojne lojtaret dhe stafin drejtues te hyne ne Irlanden e Veriut.
Pasi te perfundojne procedurat per pajisjen me viza Britanike ne Paris, skuadra do te udhetoje me carter drejt Belfastit, per tu akomoduar dhe organizuar per takimin e kthimit te turit te dyte eliminator te Champions League ndaj Krusaders. Ekipi pritet qe te arrije ne qytet ne kohen e duhur per te zhvilluar nje stervitje perfundimtare perpara takimit qe do te luhet diten e Marte ne Belfast
 |