Partizani mund paster Teuten |
nga Albaniassocer E shtunë, 20 Shtator 2014 08:43 | | | | |
Dje u zhvilluan dy ndeshjet e para te javes se 5-te te Kategorise Superiore.Ne Qemal Stafa perballe te kuqve te Duros ishte Teuta e Hasan Likes.Pjesa e pare ishte disi e ekuilibruar por Partizani ishte gjithnje i rrezikshem duke pasur disa raste me Fazliun qe nuk arriti te shenonte.Do te vinte minuta e 39-te qe Racic te kalonte ne avantazh ekipin e kuq pas nje aksioni te insistuar te Bathes.U duk sikur goli zhbllokoi edhe sulmuesin tjeter Fazliu i cili pas vetem 3 minutash dyfishoi rezultatin.Pjesen e dyte Teuta kerkoi te rekuperonte disi por pa arritur qe te rrezikonte konkretisht porten e Hoxhes.Nje episod qe mund te rihapte ndeshjen ishte faulli i Vrapit ndaj braziljanit Rafael ne hyrje te zones.Ky rast ishte shume i dyshimte sepse faulli u duk i qarte por gjyqtari nuk akordoi penallti per miqte.Aty u duk sikur mbaruan edhe shpresat e djemve te detit.Partizani administroi me qetesi rezultatin deri ne fund te 90 minuteshit.
|