Elbasani shkatërrohet nga Teuta
ELBASANI-TEUTA 1-5 Golat: Cota 80′ / Pepa 30′, 60′, Shabani 36′, 52′, Dita 70′ Gjyqtare: E.Sino, I.Tartari, I.Llupi
Teuta merr fitoren e parë në kampionat, më të thellën deri tani në Superiore, me shifrat 5-1. Dy dopieta, me firmën e Pepës dhe Shabanit, por edhe “shenja” e Ditës, që ka kompeltuar “manitën” durrsake, kanë nxjerrë në pah situatën për të ardhur keq tek Elbasani. Pas dy humbjesh radhazi, vjen “e treta e vërteta” për durrsakët e Hasan Likës. Ata kanë shfryrë dufin ndaj një kundërshtari në pikë të hallit, sikurse është Elbasani, ku lojtarë veteranë të tij, si Arjan Pisha, braktisin fushën e lojës në një moment në pjesën e parë, duke i imponuar trajnerit File zëvendësim të detyrueshëm. Një moment ky që tregon se trajneri i Elbasanit nuk ka gjithcka në zotërim, ndërsa tri humbjet radhazi në rikthimin e verdhebluve në Superiore dëshmojnë se mund të kthehen andej nga kanë ardhur. Kjo e hetuar qartë qysh në merkaton e varfër, të zhvilluar nga presidenti Laze. Kujtojmë se kjo ndeshje është luajtur në stadiumin e Peqinit, ngaqë “Elbasan Arena” nuk është bërë ende gati, po punohet në të për t’iu vënë në dispozicion kombëtares kuqezi në sfidën kualifikuese të teorit me Danimarkën.
|