Tirana fiton derbin |
nga Albaniassocer E premte, 07 Shkurt 2014 22:01 |  |  |  | |
Nen dritat e prozhektoreve ne ne pranine e nje numeri te konsiderueshem spektatoresh u konsumua derbi i kryqytetit.Ne pergjithesi ishte nje ndeshje me nivel te ulet e cila u fitua nga ekipi qe e kerkoj me shume fitoren.Tirana ishte superiore si ne pjesen e pare ashtu edhe ne te dyten.Ilion Lika,portjeri i Tiranes,pothuajse nuk kishte fare pune gjate kesaj ndeshje.Ekipi i Partizanit kishte shume nevoje per keto 3 pike per tu mos larguar shume nga Skenderbeu por zgjodhi menyren e gabuar per ti fituar,ate te mbrojtjes dhe neglizhimit total te lojes sulmuese.Gjeja me e bukur e mbremjes sigurisht ishte lufta virtuale e tifozeve ne shkallet e stadjumit.Nga ana teknike mund te veçohet gjesti i bukur teknik i Gilbertos ne shenimin e golit dhe goditja me e koke e Ndikumanes por qe u prit mjeshtersisht nga portjeri Hoxha.Tirana fitoi edhe ndeshjen e merkatos duke pare qe blerja e re,Gilberto,dhuroi 3 piket kurse ato te Partizanit nuk dhuruan asgje ne fushe.
 |