Slloveni Beric dhe serbi Ivan Kurtusic jane larguar nga Vllaznia duke mos e kaluar dot proven. Ne vend te tyre jane afruar dy futbolliste te tjere ne prove. Behet fjale per Drazen Ajkovic dhe Zoran Gajic. I pari luan si mesfushor organizator ndersa i dyti qendermbrojtes. Ata kane zhvilluar seancen e pare me kuqeblute pasdite dhe per momentin eshte heret te jepet nje mendim i plote per ta. Sa i takon mesfushorit Ajkoviç, ai eshte 28 vjeç dhe duket me shume pervoje teksa eshte nje futbollist i dale nga ekipi i njohur i Partizanit te Beogradit. Ndonese serb, pjesen me te madhe te karrieres ai e ka zhvilluar ne Mal te Zi. Fillimisht me ekipin Grbalj, me pas per kater vite me rradhe tek Buduçnost. Me vone ka provuar te luaje edhe per Zeten nderkohe qe fazen e pare te ketij sezoni ka qene pjese e ekipit Deçiç te Tuzit. Sa i takon mbrojtesit Gajiç, ai eshte 23 vjeç dhe ka luajtur me ekipet serbe te Rad Beograd, OFK, Vozdovac, Bask Beograd dhe se fundit me Borca. I mbetet Canaj te vendosi per te ardhmen e tyre.
|