Levizjet/ Izucuku dhe Peqini drejt Kukesit |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 25 Dhjetor 2013 22:47 | | | | |
Salomon Izucuku dhe Roland Peqini pritet te jene dy perforcimet e para per skuadren e Kukesit. Te dy lojtaret jane ne bisedime me presidentin Safet Gjici dhe shume shpejt mund te hedhin firmen mbi kontrate. Izucuku pritet te lere Bylisin per te kaluar tek Kukesi ndersa Peqini do te lere Tiranen per tu rikthyer tek skuadra ku u be i njohur ne sezonin e kaluar. Kukesi vec largimeve planifikon edhe nje numer te madh afrimesh dhe Izucuku e Peqini mund te jene dy te paret.
|