Skuadra shqiptare pergatitet te emigrojne ne janar nga Shqiperia. Me perjashtim te Skenderbeut, skuadres me te pasur ne vend, te tjerat do te transferohen ne Turqi. Partizani, Kukesi dhe Teuta kane menduar te shkojne ne Antalia per te zhvilluar aty ndeshje pergatitore dhe per tu stervitur. Ekipet shqiptare e kane kthyer ne tradite te transferohen ne Turqi ku gjejne kushte me te mira dhe ndihen komod, ne krahasim me motin e ftohte ne Shqiperi gjate muajit janar. Kampionati do te rifilloje ne shkurt dhe per nje muaj ekipet do te kene mundesi te pergatiten si duhet.
|