Ne festen e fundvitit qe FSHF ka organizuar, presidentet e tre skuadrave pretendente kane ngacmuar njeri tjetrin. Presidenti Takaj ka thene me siguri se Skenderbeu do jete kampion. Presidenti i Partizanit Gaz Demi, tha se me 99 perqind del skuadra e tij. Takaj i ka thene se endrrat jane falas e se te kuqte mund te enderrojne. Ne kete gare eshte futur edhe presidenti i Kukesit Safet Gjici, qe ka deklaruar se asgje nuk ka mbaruar dhe se skuadra e tij do te bej shume surpriza. E sigurte eshte se atmosfera ne pjesen e dyte do te jete shume e rivalizuar mes ketyre tre ekipeve qe luajne per titull.
|