I kenaqur per Flamurtarin e tij dhe per lojtaret, trajneri Gjoka i ka falenderuar dhe ka treguar nje tjeter kerkese te tijen per te cilen ai nuk heq dore. “Jam i kenaqur me kete fitore te cilen e merituam. E dinim qe nuk do te ishte e thjeshte dhe keshtu na doli. Kam nje skuader me shume potencial dhe i falenderoj keta cuna per ate qe kane dhene me mjaft profesionalizem. Nuk kam nevoje per merkato pasi kemi futbolliste bollshem. Tani qe e rimendoj, ne jemi ne pritje te tre pikeve qe na kane hequr. Ashtu sic bene me Kukesin, duhet te bejne edhe Flamurtarin. Ne nuk beme asgje me shume se ata. FSHF duhet te gjykoj me nje meter dhe jo me standarte te ndryshme. Nese nuk do te ndodhi keshtu, kam frike se do te kemi ngjarje te dhunshme”, ka deklaruar Ernest Gjoka.
|