Vllaznia ka vene si kusht qe ne ndeshjen me Lacin te mos albitroje Kridens Meta. Nese ndodh keshtu, kuqeblute nuk do te zbresin ne fushe dhe do te braktisin ndeshjen. “Ne kemi kerkuar gjyqtare cilesore per kete ndeshje por duke qene se disa prej tyre, kane gjykuar kete jave me shume mundesi hamendesojme se ne Laç do te arbitroje Kridens Meta. Historia jone me kete gjyqtar nuk eshte e kendshme dhe pas ndeshjes se fazes se pare me Bylisin ne Shkoder e kemi shpallur “non grata” dhe i kemi kerkuar FSHF-se qe ai te mos na gjykoje me asnjehere sa te jete arbiter, nisur nga veprime te herepashershme dhe jo vetem kete sezon ndaj Vllaznise”, eshte shkruar ne deklaraten e klubit Vllaznia pak ore para ndeshjes me Lacin. I takon FSHF-se te marre nje vendim per kete kerkese zyrtare dhe serioze qe kane bere kuqeblute.
|