Teuta e tij funksionon dhe Sorrentino do nje tjeter fitore per ta shfrytezuar momentin e mire. “Morem nje fitore te vuajtur me Kukesin dhe besoj se do ta shfrytezojme kete moment te mire. Tirana eshte ne nje gjendje kritike dhe kjo i ben me te etur per tre pike ndaj nuk do te jete e thjeshte. Kundershtari yne ka ne skuader Maganin, ish trajnerin e Teutes dhe kjo e ben kete ndeshje mjaft delikate. Na duhet ta marrim kete tre pikesh qe ta mbyllim vitin me fitore e tja bejme tifozeve si dhurate per Krishtlindje”, ka thene trajneri Italian i Teutes Roberto Sorrentino
|