Per Maganin dhe Tiranen ndaj Teutes do te luhet per jete a vdekje. Tre piket mund te rindezin shpresat per mbijetese. Tekniku dhe lojtaret e dine mjaft mire kete. “Per ne eshte nje ndeshje jetike. Teuten e njoh mjaft mire dhe per kete e respektojme por na duhet te marrim maksimumin nga ky takim nese duam te shpresojme tek mbijetesa. E dime qe nuk do te jete aspak e lehte por ne do te provojme. Me skuadren kam biseduar gjate dhe u kam kerkuar te mos futen ne fushe te mbingarkuar emocionalisht pasi kjo u ka bllokuar kembet dhe nuk po shprehen ne loje ashtu si duhet. Teuta ka shume lojtare cilesore te cileve u druhem por ne jemi Tirana dhe pavarsisht vendit te fundit qe mbajme ne tabele jemi nje skuader qe do te japim shpirtin ne fushe”, ka deklaruar Magani.
|