Kukesi ka gjetur me ne fund nje stadium per te luajtur ndeshjen e rradhes. Pasi u denua te mos luaj per kater takime ne shtepi, pas incidenteve me gjyqtarin Enea Jorgji, Kukesi tani do te filloj te endet ne vend per te gjetur stadium ku te luaj. Ndeshjen e kupes e zhvilloi ne kompleksin “Dinamo” ndersa per takimin e kampionatit ka gjetur nje stacion te ri ku do te ndaloj. Ndeshjen e te dieles me Kastriotin, Kukesi do ta luaj ne qytetin e Lezhes, ne stadiumin ku luan Beselidhja. Marreveshja eshte gjetur me ne fund.
|