Partizani po kerkon te marre me cdo kusht nje sulmues per merkaton e janarit. Presidenti Gazmend Demi i ka vene ultimatum drejtuesve te gjejne nje emer qe do te sjelli golat qe i kane munguar skuadres. Partizani ka piketuar sulmuesin e Beses, lushnjarin Fatjon Sefa. Hasan Lika e do dhe pritet qe drejtuesit e kuq te futen ne bisedime konkrete me presidentin Nexhat Bizhdili per ta sjelle Sefen ne kryeqytet. Deri tani ai ka shenuar 5 gola per Besen dhe ka patur jne gjendje jashtezakonisht pozitive. Duket e veshtire por presidenti Demi eshte i gatshem te paguaje shume per te marre nje sulmues me te cilin mund te synohet titulli kampion.
|