Skenderbeu ka mundur me nje rezultat minimal Tiranen. Nje gol i Sabien Lilaj ne pjesen e dyte ka mjaftuar per skuadren e Joses te marre tre pike dhe per te thelluar krizen e skuadras nga Tirana qe mbetet ne vendin e fundin. Ndeshja ka qene e balancuar me SKenderbeun me superior ne kontrollin e topit dhe me rastet e krijuara por serish vetem nje gol eshte shenuar pasi Pejic ka shperdoruar disa mundesi te pastra. Incidentet mes tifozeve kane marre vemendjen e takimit duke lene menjane rezultatin e ndeshjes. Ne Durres, Teuta ka bere permbysjen e madhe duke zhvleresuar nje super gol te shenuar nga Gerhard Progni. Festa e me teper se nje mije tifozeve kuksiane ne “Niko Dovana” eshte prishur nga golat e shenuar nga Dostin dhe me pas me Niken. Ne minuten e 76’ Ahmataj humbi nje 11metersh kur ndeshja ishte e mberthyer ne barazim. Ne minuten e 85’, Teuta shenon me Niken per te permbysur rezultatin dhe per te marre fitoren e pare me Sorrentinon ne krye te skuadres. Ne Ballsh, me stadiumin e mbyllur pa tifoze ka mjaftuar nje gol i Izucukut per ti dhene vendasve fitoren minimale perballe Lacit qe vlen shume per tre piket e marra.
|