Italiani Sorrentino ka ardhur te Teuta per te zene vendin e Maganit por akoma nuk ka marre fitoren e pare. Trajneri I durrsakeve ka folur per krizen e thelle te rezultateve duke premtuar kthesen shume shpejt, qe ne ndeshjen me skuadren e Kukesit kete jave. ”Eshte e vertete qe skuadra ishte ne vendin e dyte, por ishte e semure. Fatkeqesisht nuk jemi sheruar dhe normalisht qe pritej te kishte veshtiresi nga une, stafi dhe lojtaret edhe pse jemi impenjuar shume. Mund te them qe kemi patur edhe fatin kundra pasi kemi pesuar gola amatoresk per fajin tone dhe jo nga aksione te rrezikshme te kundershtarit. Ka shume pune dhe ne jemi ketu me shpresen per te bere me mire”, ka deklaruar Sorrentino.
|