Kryendeshja e javes Skenderbeu-Tirana do te luhet ne nje tjeter orar nga ai qe u parashikua ne fillim te javes. Me kerkesen e klubit korcar, ndeshja eshte zhvendosur ne oren 14:00 per te patur mundesine qe ne stadium te kete me teper tifoz se ne oren 17:00 kur ishte menduar fillimisht. Temperaturat e ulta ne qytetin e Korces dhe frika nga ngricat e pasdites kane ndryshuar axhenden e ndeshjes qe pritet te sjelli shume tifoz ne stadium duke pare rivalitetin e sezoneve te fundit me Tiranen qe kete vit po kalon nje moment mjaft te veshtire.
|