HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bie Partizani ne Ballsh, bind Flamurtari me Teuten
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Dhjetor 2013 15:22   pdfShtypEmail

skenderbeu partizaniPartizani i vendit te dyte nuk ka mundur te perfitoj nga hapi fals i Skenderbeut ne Kukes duke mos e ngushtuar diferencen me kryesuesit e kampionatit. Te kuqte e Hasan Likes kane rene ne Ballsh duke u mposhtur nga vendasit qe shtepine e tyre e kane si nje kala te pathyeshme. Nje gol i ish dinamovitit Bekim Kuli ka gezuar tre mije tifozet e pranishem qe kane pritur me padurim suksesin e munguar ne javet e fundit. Partizani eshte perpjekur por sja ka dale te shenoj golin e barazimit.

Ne Vlore, Teuta ka zyrtarizuar krizen e rezultateve duke marre nje humbje te merituar. Vlonjatet kane shenuar dy here ne porten e Rizvanit per ti bere te pendohen durrsaket per ndryshimin e trajnerit. Lena ne minuten e 20’ dhe Arbri ne minuten e 56’ kane sjelle tre pike te tjera per vendasit qe tani e shohin nga larg fundin e tabeles dhe mjaft te qete per te ardhmen. Teuta ka marre nje tjeter rezultat negativ me italianin Sorrentino ne krye te pankines.

Ne Lac kane fituar vendasit me 10 lojtare perballe Lushnjes qe ne transferte sillet si nje skuader e vogel. Golin e Cankes e kane zhvlersuar golat e Tanushit, Brkic dhe Ndreces qe kane sjelle festen per tifozet vendas te rikthyer ne stadium pas denimit.

Ne Kavaje,Besa ka fituar me nje gol te Bathes me 11-metersh ndersa Kastrioti ka shume pretendime per gjykimin ne kete takim. Kavajasit kane marre tre pike te cmuara perballe nje rivali direkt ne luften per mbijetese.

BYLIS-PARTIZANI 1-0

Golat: Kuli 54′

Gjyqtare: A.Koci, G.Koka, R.Avdo

FLAMURTARI-TEUTA 2-0

Golat: Lena 20′, Arbri 56′

Gjyqtare: L.Jemini, E.Barushi, G.Qirici

LACI-LUSHNJA 3-1

Golat: Tanushi 12′, Brkic 64′, Ndreca 78′ / Canka 25′ (pen)

Gjyqtare: D.Jubica, D.Salaj, M.Dervishi

BESA-KASTRIOTI 1-0

Golat: Batha 62′ (pen)

Gjyqtare: B.Pashaj, E.Doda, E.Bicaku


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit