Ne mungese te trajnerit Agim Canaj, zv trajner i Vllaznise Samuel Nikaj ishte i kenaqur qe skuadra e tij mori nje pike te cmueshme ne kryeqytet, por ai nuk ishte shume admirues i nivelit te lojes qe u paraqit ne fushe. “Sigurisht qe pika ndaj Tiranes eshte pozitive, por loja nuk u ngjit ne nivelin e duhur duke pare gjendjen e te dy ekipeve. Pati lufte sportive dhe barazimi ishte i drejte. Mungesa e trajnerit ndihet ashtu sic u ndje edhe mungesa e lojtareve kryesore. Edhe pse ne kete gjendje po tregojme qe kemi grinte. Po mbeshtetemi shume te k lojtares e Akademise te cilet po paraqiten mire. Shpresojme te mbyllim me sukses keto ndeshjet e mbetura dhe ne fazen e dyte te bejme me mire”, perfundoi zv.trajneri i Vllaznise.
|