Trajneri i Tiranes Gugash Magani ka shprehur kenaqesine e tij per menyren se si luajti Tirana dhe shikon nje ngritje ne lojen e ekipit te tij, por nuk ishte i kenaqur me rezultatin qe arriti skuadra "bardh e blu" ne takimin ndaj Vllaznise. "Neve nuk na lejohen me hapa fals. Me rezultain s’jam i kenaqur por jam i kenaqur me lojen. Cunat dhane maksimumin. Mund te them se dicka ka ndryshuar ne lojen e ekipit dhe skuadra po pershtatet me mendimet e mija. Ne loje ben pjese gjithcka, fati dhe gabimet. Keto rezultate jane edhe konsekuence e krizes qe skuadra po kalon. Ne duhet te jemi te qete, sepse me qetesi mund tja arrijme. Duhet te kemi llogjike qe mos te kalojme ne aventure. Duke larguar krizen me besim rezultatet do te vijne. Sot me pelqeu shume karakteri i skuadres ne loje. - Persa i perket ndeshjes me Skenderbeun, mund te them se nese shkojme per barazim ne Korce kemi humbur qe te henen. Edhe pse kemi respekt per Skenderbeun, po luan Tirana", u shpreh Magani pas ndeshjes.
|