Ne perfundim te Kukesi – Skenderbeu, gjyqtari Enea Jorgji nuk ka pritur te perfundoj ndeshja ashtu si gjyqtari i katert kishte akorduar dhe duke e mbyllur ate para kohe ka provokuar tensionin dhe nerva te tifozet vendas. Sapo kane degjuar vershellimin e fundit dhe kane pare Staroven, drejtorin teknik te debatoj me gjyqtarin e katert dhe me pas me Josen, tifozet e Kukesit jane irrituar edhe me shume. Disa njerez te paautorizuar kane zbritur ne fushe dhe kane tentuar te rrahin gjyqtarin por ne ndihme te tij jane vene forcat e rendit dhe lojtaret e Kukesit qe nuk kane lejuar perplasje fizike. Kjo ngjarje pritet te denohet nga FSHF pasi askush nuk ka te drejte te bej te tilla sjellje.
 |