FSHF me ne fund ka reaguar zyrtarisht per ngjarjet e shemtuara ne Kruje. Te premten, Komisioni i Etikes do te zhvilloj gjyqin sportiv per dyshimet e medha se takimi mes Kastriotit dhe Bylisit, luajtur per javen e 13 te kampionatit ka qene i trukuar. FSHF ka mbledhur faktet dhe tani pritet te degjoj palet qe perfshira ne kete skandal. Pritet te kete masa ndeshkuese per klubet dhe lojtaret. Bylis dhe Kastrioti edhe nje vit me pare jane gjobitur per tolerim ndeshje dhe tani mund te rrezikojne shume me teper.
|