Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit, nje takim i trukuar do te perfundoj ne Komisionin e Disiplines. FSHF ka vendosur ta analizoje ate qe ka ndodhur ne stadiumin e Krujes. Ngjarjet ne fushe kane qene shume te dyshimta pergjate 90 minutave por ky takim u damkos ne fund kur Bylisi hapi porten per ti lene vendasit te shenonin golin e fitores me ane te Shetes. “Albaniasoccer” denoncoi e para kete ngjarje te shemtuar te futbollit shqiptar qe tani duket se do te sjelle masa. FSHF pritet te bej shembull keto dy ekipe, te pakten kjo eshte diskutuar pasi eshte pare goli i Kastriotit. Megjithate, nuk ka konkluzione pasi me pare duhet pare me vemendje gjithcka ka ndodhur ne Kruje.
|