Trajneri i Kastriotit, Kristaq Mile i cili zhvilloi takimin e pare si trajner i ekipit "kuq e zi" perpara shikuesave vendes, u shpreh i kenaqur per fitoren dhe lojen qe zhvilloi Kastrioti ne kete takim. " Jam i kenaqur me lojen e skuadres. Morem nje trepikesh mjaft te rendesishem. Cdo rezultat tjeter do na komplikonte dukshem situaten ne vazhdimesi. Loja e futbollisteve ka qene mjaft e mire dhe fitorja ishte me se merituar. Me kete fitore besoj se skuadra do te kete nje te ardhme me optimiste", perfundoi prononcimin e tij Mile
|