Lushnja/ Skuadra me mungesa ndaj Tiranes |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 28 Nentor 2013 02:48 |  |  |  | |
Lushnjaret do te kene tre mungesa te rendesishme ne ndeshjen e se shtunes ndaj Tiranes. Behet fjale per Celen (kapiten), Cimilin (te demtuar) dhe Byzhyti (tre te verdha). Per ndeshjen me Tiranen, mungesat konsiderohen mjaft te rendesishme. Marrja e tre pikeve eshte objektiv kryesor per skuadren lushnjare qe ka tre jave qe nuk e njeh shijen e fitores. Keto mungesa nuk e ndihmojne aspak skuadren, qe shto dhe kalendarin e ndeshjeve ne vazhdim i rezervon debutuesve te Superliges, takime “ferri”. Ne ndeshjen e kontrollit te zhvilluar te merkuren pasdite ne stadiumin e qytetit, ne vendin e fantazistit Cela u pa te aktivizohej malazezi Tiedorovic. Ka shume te ngjare dhe sic mesojme dhe nga burimet prane klubit lushnjar, qe malazezi do te filloj takimin nga minuta e pare. Ndeshja ndaj bardhebluve ka te ngjare te percillet nga me shume se 5000 sportdashes lushnjare. Stadiumi “Roza Haxhiu” i ketij qyteti eshte nder ambjentet qe ka shikueshmerine me te larte ne vend.
 |