Presidenti i Skenderbeut Ardjan Takaj ka treguar se tek skuadra e tij nuk ka probleme pagesash dhe se pezullimi i mbrojtesit Gvozdenovic eshte bere per arsye te tjera disiplinore. Deshiroj te pergenjeshtroj fjalet se tek "Skenderbeu" ka pagesa te pashlyera. Deshiroj t'iu them se tek skuadra ime nuk ka asnje problem pagesash dhe te gjitha deryrimet karshi futbollisteve jane shlyer ne masen 100%. Keto jane shkrime dashakeqe dhe te qellimshme ndaj klubit tone.Tek Skenderbeu nuk ka pasur dhe nuk do kete probleme pagesash”, ka deklaruar te merkuren presidenti i skuadres kampione.
|