Tifozet e Skenderbeut ishin pergatitur per te pare nje ndeshje spektakolare ne fundjave me Flamurtarin, rivalin e viteve te fundit. Te denuar per te luajtur pa tifoze per nje takim, kampionet e Shqiperise kishin shpresuar se do ta shlyenin pezullimin me para. Kane pyetur ne FSHF dhe kane mesuar se nuk do te jete e mundur te ndodhe keshtu edhe pse drejtuesit ishin te gatshem te paguanin 6 milione leke per te hapur dyert per tifozet. “Ujqerit e Debores” jane zhgenjyer shume nga ky lajm pasi nuk do te kene mundesi te jene te pranishem ne stadium.
|