Laci ka thelluar krizen e Tiranes duke i mposhtur bardheblute me rezultatin minimal 1-0. Skuadra nga kryeqyteti nuk ka lene dot vendin e fundit duke pesuar nje tjeter humbje. Laci ka patur shume mundesi shenimi por portieri i Tiranes nuk ka lejuar me shume se goli i shenuar nga Kastrati. Kurbinasit me keto tre pike kane marre vendin e trete ne tabele me 19 pike duke parakaluar Kukesin. Tirana eshte zhytur edhe me shume dhe pas javes se 12 mbetet e fundit me 10 pike e rrezikuara kryesore per te rene nga kategoria. Flamurtari me shume veshtiresi ka kaluar Vllaznine duke marre fitoren e katert rradhazi ne kampionat per te lene zonen e ftohte te klasifikimit. Ne nje terren te renduar nga reshjet e shiut, futbolli ne fushe ka qene mjaft i veshtire por pavarsisht kesaj, ne fund vlonjatet kane festuar tre piket e cmuara. Te paret ne avantazh kane kaluar vendasit me nje 11-metersh qe eshte shenuar nga Hair Zeqiri ne minuten e 15’. Pas tij ka barazuar Hajdari ne minuten e pare shtese te pjeses se pare duke rikthyer barazpeshen. Ne pjesen e dyte kuqeblute kane patur disa raste te pastra me Seminen dhe Bushic por lojtaret e Vllaznise kane shperdoruar. Ate qe se kane bere shkodranet e kane realizuar lojtaret e Flamurtarit qe kane shenuar me Abilaliajn ne minuten e 72’ dhe 79’ me ane te Zeqirit per te siguruar fitoren.
|