Lojtaret e Skenderbeut jane perfshire ne nje nisem mjaft simpatike. Aksioni “Te pastrojme Shqiperine ne nje dite”, ka bere Gjergji Muzaken, Erbim Fagun por dhe te tjere lojtare te perfshihen per te dhene kontributin e tyre. Lojtaret i kane marre leje trajnerit Mirel Josa dhe presidentit Takaj per te dale ne plazh dhe per te pastruar me sa kane patur mundesi ambientet prane hotelit ku jane te grumbulluar. Kane fotografuar ate qe kane bere dhe me pas e kane postuar ne internet per te marre komplimentat e tifozeve. Muzaka dhe Fagu jane ndjere mjaft mire per kontributin e tyre njesoj si 147 mije aktiviste te tjere shqiptare qe u perfshine ne kete fushate qe pritet te vazhdoje serish.
|