Skenderbeu ka organizuar nje dite festive ne hotel “Tropikal”. Arsyeja ka qene dita e vecante per nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres. Sulmuesi Andi Ribaj ka festuar 24 vjetorin e lindjes dhe per kete arsye drejtuesit e klubit kishin menduar te shtronin nje drake te vecante per kete dite festive. E gjithe skuadra i ka uruar sulmuesit diten e lindjes dhe ai ka premtuar se do te shenoj ndaj Beses ne Kavaje nje gol per tja bere vetes dhurate. Bashke me urimet qe i kane bere shoket e skuadres, Ribaj ka marre edhe urimet e tifozeve korcare te cilet e kane ne zemer ate per paraqitjet e mira qe ka bere ne fazen e pare te kampionatit.
|