“Kukesi lufton per te dy trofete”, keshtu e nis prononcimin e tij portieri i Kukesit Haliliaj, emer i cili kontribuoi maksimalisht ne vere per ta bere skuadren e panjohur ne Shqiperi nje emer te madh ne Europe. “Nuk e kemi nisur si duhet por tani kemi mundesi per te bere me te miren. Kemi marre dy fitore rradhazi dhe kemi si objektiv te mundim Lushnjen ne shtepi ne takimin e rradhes. Skuadra eshte mire nga ana psikologjike ndaj dhe na duhet te provojme. Nuk do te jete e lehte por ne jemi gati per tu perballur me te gjitha sfidat. Do te garojme ne dy fronte. Do te luajme per titullin kampion dhe per te fituar Kupen e Shqiperise. Kemi besim pasi nuk na mungojne cileste dhe mbeshtetja maksimale e presidences”, eshte shprehur Argent Halilaj.
|