Menjehere pasi eshte prezantuar trajneri Sorrentino, Teuta ka bere edhe disa veprime ligjore qe kane sjelle zyrtarisht nje aksioner te ri vec presidenit Hasanbelli. Kompania zvicerane “Gea Sport”, ka marre te henen 50% te aksioneve te klubit te Teutes. Lajmin e konfirmoi vete presidenti Edmond Hasanbelliu, i cili tregoi edhe planin qe ka me kete kompani ne afrimin e futbollisteve vendes dhe te huaj te Teuta. Kjo kompani mundesoi afrimin e trajnerit Italian dhe pritet te sjelle disa futbolliste brazilian per tu provuar. Gjithashtu pjese e ketij plani pritet te jete edhe nje rikonstruksion i plote i stadiumit “Niko Dovana”.
|