Kriza e Tiranes ka nje zgjidhje. Ish presidenti Refik Halili tani si nje sponsor per bardheblute ka premtuar per tifozet nje zgjidhje te shpejte. “Tirana nuk vdes kurre. I premtoj tifozeve qe shume shpejt do te ndertojme nje skuader konkuruese dhe ne nuk do te zbresim nga kategoria. Perkundrazi, do te bejme mire dhe do ta arrisim vendet e larta ne tabelen e klasifikimit per te synuar Kupat e Europes. Diferencat ne kampionat jane te vogla dhe na duhen disa lojtare ne merkaton e janarit per te arritur aty ku duhet. Bisedimet i kemi nisur”, ka deklaruar Refik Halili.
 |