Pas largimit te Gugash Maganit, Teuta ka bere zyrtare disa levizje te reja. Trajneri italian Roberto Sorrentino eshte pasardhesi i tij. Ai ka qene bashkepunetor u ngushte i te madhit Giovanni Trapatoni te Juventus ne sezonet 1991-1995 dhe pritet te sjelle nje eksperience te re ne Durres tek skuadra e Teutes qe ka si qellim titullin kampion kete sezon. Bashke me te, tek “Djemte e Detit” eshte bere zyrtare edhe afrimi i kompanise “Gea Sport” qe ka per synim te behet aksionere tek Teuta dhe te afroje lojtare te ndryshem kryesisht nga Brazili. Me kete levizje, presidenti Edmond Hasanbelliu ka per qellim te shtoje kapitalin financiar dhe te jete se bashku me Skenderbeun ne krye te futbollit shqiptar edhe per disa vite te tjera.
|