Te acaruar nga gjendja e mjeruar ku eshte perfshire Tirana, tifozet bardheblu me ne krye ata me fanatiket kane bere nje deklarate per mediat ku kane kerkuar te largohen te gjithe, nga kryetari i bashkise Basha, tek Alimehmeti, Fortuzi, Mema apo dhe traineri Gallo dhe lojtaret e skuadres. “Duhej te preknim fundin per te kuptuar se premtimet ishin mashtrime. Paaftesia dhe dashakeqesia ka demtuar Tironen e tani shohim se neser nuk do te jete si dje. Eshte momenti qe nga i pari tek i fundit te dorezoni çelsat e uniformat e te shkoni ne shtepi. Nuk jeni per Tironen dhe nuk e meritoni kete klub. Nga i pari tek i fundit pa perjashtuar askend. Premtuat Tironen Europiane per te na degdisur te fundit ne nje realitet qe ne nuk e kemi njohur per afro nje shekull. Zoti kryetar i bashkise, zoti Lulezim Basha. Faleminderit per te gjitha mashtrimet, por tani eshte momenti te heqesh dore. Tirona nuk ka nevoje per premtime, buzeqeshje dhe fjale boshe. Hiq dore dhe mos demto me nje nga vlerat me te medha qe ka kryeqyteti dhe jo vetem. Zoti administrator i klubit, zoti Alimehmeti. Faleminderit per gjithçka ke dhene si lojtar ne fushe, por me Tironen e zyrave nuk mundesh te besh me asgje pasi ne nente muaj prishe dhe demtove ate qe gjete. Dorezo detyren dhe largohu. Zoterinj te nderuar te bordit drejtues, ikona bardheblu: Zoti Fortuzi, zoti Mema, por dhe te tjeret qe premtuan me pak se ju e per pasoje mashtruan me pak. Nuk keni si te largoheni pasi jeni larguar tashme, por tani ju duhet te kerkoni falje publike per gjithçka e thate e shkelet. Zoterinj sponsore, zoti Babasi, zoti Halili e zoti Morina. Faleminderit per kontributin tuaj, pasi po e beni ate qe keni marre persiper, por per Tironen kuptojme se nuk eshte kjo zgjidhja. Te nderuar punjonjes militant te klubit. Eshte momenti te hiqni dore nga rroga mujore pasi nuk keni te drejte te paguheni per paaftesine tuaj. Ne fund, po jo per nga rendesia nje kerkese edhe per 25 futbollistet e Tirones. Dorezoni fanellat perpara se tjua marrim ne ato. Nje kerkese edhe per ish trajnerin Dede apo dhe ate qe ka marre persiper ta zevendesoje zotin Gallo. Largohuni duke kerkuar falje per demin sportiv dhe moral qe i keni bere Tirones. Nis sot, per te vazhduar deri ne gjetjen e nje zgjidhje, reagimi si reaksion i natyrshem per demet qe ju keni bere ne pak kohe. Tirona na perket dhe Tirona jemi ne. Te gjithe ato qe kane kontribuar per kete situate te turpshme do te marrin faturen. Ne kurre nuk dorezohemi. Gjithmone me koken lart”, thuhej ne deklaraten e tifozeve “Fanatics”.
|