Mirel Josa: Duhet te ishim me dinamike ne loje |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 09 Nentor 2013 17:48 |  |  |  | |
Trajneri i Skenderbeut Mirel Josa shpresonte qe skuadra e tij te ishte me kerkuese dhe dinamike ne kete takim per te dominuar lojen ndaj Bylisit te cilet e merituan fitoren duke u mbrojtuar e kundersulmuar suksesshem. “Pjesen e pare e interpretuam mire por gabuam ne finalizimin e aksioneve. Bylisi u mbrojt mire dhe rezikoi ne kundersulm me Kulin dhe Izuchukuw. Pjesa e dyte filloi me nje gole te shpejt dhe shume te bukur. Ata pastaj u mbyllen shume ne mbrojtje dhe ne nuk gjetem dot zgjidhjet e duhura per te rrezikuar. Biles Bylisi me kundersulm mund edhe te kishte dyfishuar rezultatin. Fitorja e Ballshit ishte e merituar. Ne duhej te ishim me kerkues dhe me teper dinamike ne lojen tone. Nuk arritem te nderronim lojen nga njeri krah ne tjetrin. Gjitashtu 2 mesfushoret e qendres nuk furnizuan me topa si duhej lojtaret sulmues te kraheve”, theksoi Josa pas humbjes ne Ballsh
 |