Kukesi e ka te qarte se nuk do te jete e thjeshte perballe Tiranes pavarsisht problemeve qe bardheblute kane. Trajneri Naxhi Shensoji i gezohet rikthimit te skuadres ne shtepi dhe me ndihmen e tifozeve shpreson qe ti munde kryeqytetasit. “Tirana eshte si nje luan i plagosur. E dime se nuk do te jete e thjeshte me ta pasi skuadra te tilla ne nevoje pikesh japin shume dhe te krijojne probleme. Na duhet te tregohemi te kujdesshem. Nese nuk bejme keshtu mund te ndeshkohemi. E di se Kukesi ne sezonin e kaluar e ka mundur disa here Tiranen por kete vit gjerat jane ndryshe”, ka deklaruar Naxhi Shensoji.
 |