Kategoria Superiore/ Skenderbeu - Partizani 3-0 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 02 Nentor 2013 21:42 |  |  |  | |
Skenderbeu ka treguar muskujt e kampionit ndaj Partizanit. Bardhekuqte e Mirel Joses kane fituar ndaj Partizanit ne Korce ne nje ndeshje mjaft te bukur. Fale kualiteve qe kane ne perberje, kampionet kane shenuar 3 here ne porten e Partizanit qe ne Korce tregoi nje fytyre te shemtuar. Pero Pejic ka shenuar nje super gol ne minuten e 32 dhe pas atij momenti kampionet e Shqiperise kane administruar rezultatin. Partizani ka permiresuar lojen ne pjesen e dyte por serish sulmi nuk ka bindur dhe ska mundur te rrezikoje. Ne dy minutat e kohes shtese, Ribaj dhe Pejic kane shenuar serish dhe e kane mbyllur takimin me rezultatin 3-0. Pas kesaj ndeshje Skenderbeu ka marre per here te pare kryesimin i vetem ndersa Partizani i eshte rikthyer ujrave te turbullta.
 |