Humbja e rradhes ne shtepi nuk eshte pranuar nga tifozet e Tiranes. Te acaruar nga paraqitjet e dobta qe skuadra po ben dhe nga pozitat e renduara ne fundin e tabeles, tifozet bardheblu kane protesuar pas ndeshjes me Flamurtarit. “Fanatics” i kane kerkuar lojtareve te heqin fanellat nga trupi dhe te mos shkelin me ne stadium. Eshte dashur nderhyrja e policise qe tifozet te mos konfrontohen me lojtaret jashte dyerve te stadiumit.