Kategoria Superiore/ Teuta – Kastrioti 1-2 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 01 Nentor 2013 16:28 |  |  |  | |
Teuta ka bere nje hap fals ne shtepi duke u mundur nga Kastrioti. Nje ndeshje spektakolare, shume raste te humbura per te dyja ekipet, tre gola te shenuar dhe ne fund kane festuar pak tifoze krutan dhe lojtaret e Kastriotit. Teuta ka humbur terren ne luften per titull nderkohe qe skuadra e Ndreut ka marre tre pike qe e largojne nga fundi i tabeles dhe e dergojne menjehere ne vendin e 6. Te paret ne avantazh kane kaluar djemte e Maganit me ane te Murriqit. Kur dukej se gjithcka do te kalonte qetesisht ne kete ndeshje, ne minuten e fundit te kohes se rregullt Abraham ka barazuar rezultatin ne pjesen e pare. Teuta ka menduar te riktheje avantazhin ne pjesen e dyte dhe ka sulmuar me forca te shumta por sja ka dale te shenoj. Tepshi ka shfrytezuar nje kundersulm te shpejte dhe ja ka dale te shenoj golin e dyte per Kastriotit qe ishte dhe goli I fitores. Pavarsisht perpjekjeve qe beri Teuta deri ne fund rezultati mbeti i pandryshuar.
 |