Ne ndeshjen e transferuar ne Berat mes Flamurtarit dhe Kukesit kane fituar vlonjatet. Te rikthyer te rezultati pozitiv, skuadra e Gjokes me shume vuajtje ka mundur Kukesin e milionave qe tani rrezikon seriozisht renien nga kategoria. Golin e shenuar nga Popovic ne pjesen e pare e ka barazuar Franc Veliu ndersa rezultatin final e ka fiksuar Gledi Mici, nje nga me te miret ne fushe per Flamurtarin. Skuadra e Gjokes ka marre nje super tre pikesh ne Berat ndersa Kukesi eshte thelluar ne krizen e madhe qe po kalon.
 |