Kategoria Superiore/ Teuta – Laci 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 26 Tetor 2013 15:23 |  |  |  | |
Teuta ka bere me shume veshtiresi detyren ne shtepi. Djemte e detit te rikthyer ne Durres pas shume muajsh larg, kane marre nje fitore me mjaft vuajtje perballe Lacit, nje skuader e cila ka rezistuar per 87 minuta. Nje gol i kosovarit Murriqi I ka dhene djemve te Maganit tre piket qe i mbajne serish ne krye te tabeles se klasifikimit. Nje super takim emocionues ka qene ai qe u luajt ne Niko Dovana, ku per hir te se vertetes munguan tifozet e shumte. Golit te Mancakut te shenuar ne pjesen e pare i eshte kunderpergjigjur Veliaj qe i ka shenuar ish skuadres se tij. Pergjate minutave ne pjesen e dyte Teuta ka provuar me cdo menyre te shenoj por e ka patur mjaft te veshtire. Eshte dashur te vinte minuta e 87 qe topin e goditur me mjaft force nga prane vijes fatale Murriqi ta shenderronte ne gol. Tre pike per Teuten dhe serish ne krye te kampionatit.
 |