Kukesi po kalon momente te veshtira. Ndryshimi i trainerit nuk ka sjelle asgje te re tek skuadra qe ka harruar te fitoje ne kampionat. Me largimin e Armando Cungut dhe afrimin e Naxhi Shensojit rezultatet pozitive nuk erdhen dhe kjo ka prishur te gjithe planet e presidentit Safet Gjici qe e kishte ndare mendjen per te fituar titullin kete sezon. Pas barazimit me Besen ne Lac, lojtaret e Kukesit pritet te marrin disa gjoba te majme. Skuadra nuk po justifikon investimet dhe lojtaret nuk po justifikojne aspak milionat qe marrin. Presidenca ka bere gati masat ndeshkuese per ti bere lojtaret te reagojne.
|