Tirana dhe Vllaznia kane marre tre pike mjaft te cmuara ne nje kampionat te rremujshem ku askush nuk di thote se kush rrezikon e kush kerkon titullin. Kukesi ka ngecur ne nje barazim qe i prish te gjitha llogarite e verilindoreve. Tirana ka fituar ndaj Bylisit ne nje ndeshje qe mund te mbyllej ne barazim. Nje gol i portugezit Semedo i ka dhene bardhebluve tre piket qe largojne krizen e rezultateve. Vllaznia ka fituar ne fund ndaj Kastriotit me nje gol qe u shenua nga i zakonshmi Bushic. Ne stadiumin pa tifoze me pare kishte shenuar Tafili per kuqeblute dhe me pas barazoi Sefa perkohesisht. Bomberi kroat ka shenuar golin e fitores ne pjesen e dyte per te rikthyer Vllaznine tek rezultatet pozitive. Ne Lac, Kukesi ka ngecur ne nje barazim qe i prish te gjitha llogarite e presidences qe besonte tek titulli deri pak jave me pare. Golin e Popovic e ka zhvleresuar nje gol i Bruno Dites ne pjesen e dyte.
|